VIP-at shqiptarë tmerrohen nga çmimet në jug: Nuk vijmë më

Kanë bërë disa herë lajm çmimet e kripura në jug të Shqipërisë dhe mania për të faturuar gjithçka, përfshirë edhe muzikën që dëgjohej apo karikimin e celularit

Aty ku një pilaf kushton mbi tre mijë lekë dhe një birrë 5-8 mijë lekë.

E vërtetë që pushimet kushtojnë por në jugun tonë të dashur kushtojnë ca si shumë.

Në disa prononcime për GSH shumë VIP-a shqiptarë pohojnë se nuk kanë për të kaluar më pushime në jug të vendit.

“Pushimet në Shqipëri kushtojnë si në Montecarlo dhe asgjë nuk është publike”, ka thënë aktori Agron Llakaj.

“Është e paimagjinueshme mania e bizneseve në jug, kërkojnë të nxjerrin në tre muaj fitim sa për një vit”, ka thënë Anjeza Maja.

Lajme të ngjashme

Back to top button