“Dance with me” apo “Dancing with the stars”?

Sezoni i ri televiziv po afron dhe sigurisht spektaklet nuk do të mungojnë.

“Dance with me” do të sjellë këtë vit emra të tjerë të showbiz-it shqiptar nga të cilët mund të përmendim Ingrid Gjonin, Albërie Hadërgjonaj, Rita Lati, Sejfulla Myftari, Klodiana Shala, Noizy , Irena Kita, Eli Fara etj.

Rikujtojmë se fituesit e vjetshëm ishin Rozana Radi dhe Sabri Fejzullahu,transmeton Mad.al

“Dancing with the stars” do të vijë edhe këtë vit me surprizat e tij. Pjesëmarrës do të jenë Adrola Dushi, Florian Agalliu, Albatros Rexhaj, Dorina Mema etj.

Ajo që na bëri përshtypje është fakti se në këtë edicion do të prezantojnë Ami dhe Holta Kolaneci duke lënë mënjanë Drini Zeqon.

Lajme të ngjashme

Back to top button