Zyrtari shtetëror me këmbë në dritare!

Zyrtarët e shtetit duhet të jenë shembull për të tjetër në respektimin e ligjeve që aplikohen në vendin e tyre, por një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në Kosovë.

Në një foto të siguruar nga ORAinfo shihet një veturë zyrtare duke qarkulluar diku nëpër rrugët e Kosovës, por ajo që bije në sy është se njëri nga udhëtarët ka nxjerr këmbët jashtë dritareve.

Një veprim i tillë është rreptësisht në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugorë.

Por si duket ky zyrtar nuk lodhet shumë për rregullat dhe ligjet të cilat aplikohen në Kosovë, transmeton ORAinfo.

Sidoqoftë, në mbledhjen e Qeverisë të datës 4 maj, 2015, kryeministri Isa Mustafa pati folur rreth keqpërdorimit të veturave zyrtare gjatë festave.

Sipas Mustafës, kjo dukuri nuk duhet lejuar ndërkaq ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme që herëve tjera këto vetura të ndalohen dhe, nëse nuk janë të autorizuar që janë duke udhëtuar zyrtarisht, të kthehen prapa.

Lajme të ngjashme

Back to top button