Dy kosovarë kafshohen nga gjarpri pasi kaluan ilegalisht kufirin në Kroaci

Kalimi ilegal i dy shtesave kosovarë në Kroaci nuk u ka shkuar siç e kishin menduar. Edhe pse ata arritën të kalojnë ilegalisht përmes kufirit me Malin e Zi në Konavle, dy kosovarët përgjatë rrugës u kafshuan nga një gjarpër, dukë përfunduar kështu në spitalin e Dubrovnikut.

Dy shtetas kosovar, të moshës 31 dhe 39 vjeçare, të cilët kishin kaluar ilegalisht në Kroaci përmes kufirit me Malin e Zi, të martën pasdite, janë transferuar në spitalin e Dubrovnikut, pasi janë pickuar nga një gjarpër përgjatë rrugëtimit të tyre ilegal në Kroaci, transmeton Express.

Gjendja e dy kosovarëve raportohet të jetë stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan e përditshmja kroate “JutarnjiList”. Trajtimi i tyre po vazhdon të bëhet në qendrën infektive të spitalit të Dubrovnikut, përcjell në shqip Gazeta Express, dhe dyshohet se lloji i gjarprit nga i cili janë kafshuar dy kosovarët është “Neperka”.

Sipas burimeve të “JutarnjiList”, 31 vjeçari u kafshua në këmbë nga gjarpri ndërsa 39 vjeçari duke i dalë në ndihmë shokut të tij u kafshua në dorë dhe këmbë.

Lajme të ngjashme

Back to top button