Finlanda: Nuk ka azil për shqiptarët

Qeveria finlandeze nuk do t’i japë asnjë shqiptari të drejtën e azilantit. Ambasada e Finlandës në Greqi, që mbulon edhe Shqipërinë, bën të ditur se gjatë verës së 2015-s, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm, por kërkesat e tyre kanë marrë përgjigje pozitive.

Ambasada Finlandeze thotë se ata që do të tentojnë të kërkojnë sërish azil, do t’u refuzohet sërish kërkesa, pasi Zyra e Emigracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, sa i përket situatës së përgjithshme të sigurisë.

Ambasada shprehet se bashkë me përgjigjen negative, të gjithë azilantët do të marrin edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit.

“Kohët e fundit, të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrjeje”, citon TCH ambasadën finlandeze.

Lajme të ngjashme

Back to top button