Recension: Digjet konvikti studentor “Goce Dellçev”

Para nesh gjendet një lajm në të cilin është publikuar një informacion jo i saktë dhe për këtë arsye ai meriton vlerësim negativ. Ai e dezinformon publikun se: “Recension: Digjet konvikti studentor””, e në fakt, zjarr kishte në rostiçerinë “Xhan Mari”, e cila gjendet në afërsi të Konviktit studentor, më saktë te stacioni i autobusëve te tregu në lagjen Taftalixhe në Shkup.

Денешен весник_ - http___denesen.mk_web_Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Digjet konvikti studentor “Goce Dellçev”

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2015, 10:06

Data e recensionit: 19.08.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

INFORMATË JO E SAKTË

Në amandamentin e parë të Kodit të gazetarëve, në mes tjerash thuhet se:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara…

Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Mu kjo rregull themelore e gazetarisë nuk është respektuar në lajmin që e recensojmë dhe i cili bazohet vetëm në të dhëna që janë marrë nga burim jozyrtar – anonim:

Në bazë të fotografive dhe informacioneve që na i dërgoi një lexues…

Dhe ato janë plasuar pa asnjë verifikim plotësues.

Fotografia, me të vërtetë duket sikur ka tym në ndonjërën nga ndërtesat e konviktit studentor. Mirëpo, në artikull nuk ka deklarata nga dëshmitarë okularë ose nga personat përgjegjës që do ta konfirmonin se me të vërtetë

digjet një dhomë në katet e larta (të Konviktit).

E as që është bërë përpjekje të shkohet në vendin e ngjarjes dhe të verifikohet se a është i saktë ky informacion.

Në fakt, së shpejti u pa se informacionet janë të gabuara. Nga Konvikit studentor demantuan se atje ka pasur zjarr:

…bëhet fjalë për objekt që është djegur në afërsi të konviktit studentor, kështu që nga këndi prej ku është bërë fotografia të cilën e kanë publikuar portalet në internet, fitohet përshtypja se zjarri ka shpërthyer në njërin nga blloqet studentore

Thënë të vërtetën, një lëshim të këtillë e bënë shumë medie elektronike të cilat më vonë sikurse edhe ky portal e publikuan demantin, mirëpo, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e tyre. Aq më tepër, për shkak se bëhet është në pyetje alaram i rrejshëm për zjarr  në konviktin studentor, dhe opinioni shqetësohet pa nevojë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button