Të rinjtë nga vendi e rajoni në trajnim për liderë në Strugë

Liderë të rinj prej mbi 30 vendeve do t’i prezantojnë kulturat e tyre në Programin e katërt të liderëve në Institutin për përgatitje të liderëve globalë që mbahet në Strugë në organizim të Shoqatës së qytetarëve për iniciativa zhvillimore globale “Mileniumi i tretë – Shkup”.

Angela Velkova, drejtoreshë e Institutit për përgatitje të liderëve globalë në Maqedoni, në “Natën kulturore” gjatë natës së kaluar informoi se programi do të zgjasë dy javë, ndërsa marrin pjesë udhëheqës të institucioneve ndërkombëtare. Disa nga pjesëmarrësit e deritanishëm, sipas saj, janë në kabinete të ministrave dhe kryeministrave, si dhe udhëheqës të institucioneve ndërkombëtare.

Përveç aftësive të liderëve, shtoi, pjesëmarrësit kanë mundësi ta njohin vendin që do të kontribuojë për promovimin e programit, por edhe për promovimin e vlerave etnike.

Në këtë program për përgatitjen e liderëve globalë ka pjesëmarrës nga Argjentina, Australia, Algjeria, Brazili, Bjellorusia, Bosnjë e Hercegovina, Bocvana, Kanadaja, Kroacia, Egjipti, Gana, Italia, Indonezia, India, Xhamajka, Kazakistani, Kirgistani, Maqedonia, Meksika, Nambia, Holanda, Serbia, Siera Leone, Trinidad, Tobago, Ukraina, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button