fbpx

Nën çadra dhe me maska qytetarët përqeshën “Disneyland-in” e Shkupit (FOTO)

Me maska dhe çadra sot u mbajtën protesta satirike kundër ndërtimit të tepërt të monumenteve dhe atraksioneve në Shkup. As shiu i rrëmbyeshëm nuk i ndaloi protestuesit të përcjellin mesazhin e tyre. Qytetarët e Shkupit u mblodhën para urës së gurit ku planifikohet të ndërtohet rrota panoramike për të protestuar kundër këtij shpenzimi të tepërt të buxhetit shtetëror, transmeton Portalb.

“Rrota panoramike në Washington në Amerikë kushtoi 30 milionë dollarë për t’u ndërtuar, ndërsa e jona qenka ende më e shtrenjtë për arsye të panjohura, edhe pse të gjithë ne qytetarët e dimë se ku shkojnë këta para”, tha organizatorja e protestave, Sanja Mihajlloviq.

Shenjat prapa lexojnë “Shkupi nuk është Diznilend”
Shenjat prapa lexojnë “Shkupi nuk është Diznilend”

Protestuesit erdhën të veshur me maska për t’a përqeshur projektin Shkupi 2014 sepse sipas tyre ai ka filluar t’i ngjajë parkut të lojërave “Disneyland”. Përderisa ndërtohen atraksione të reja të kota, sipas protestuesve, shumica e popullatës është duke mbetur pa punë dhe e varfër.

“Në këtë kohë kur 30% e popullatës së Shkupit është e papunësuar dhe shumica e popullatës së punësuar merr rrogë mujore prej 8000 denarëve, nuk kanë para për bukë, dhe kur kryetari i komunës bën kështu projekte, ajo është absurde dhe e turpshme. Ai nuk ka asnjë ide se ç’ndodh me njerëzit e tij në bazë ditore, se si ata mbijetojnë kur çmimi i rrymës është 5000 denarë në muaj”, shtoi Sanja Mihajlloviq.

Protestuesit hudhën qese me para në tokë për t’i përqeshur shpenzimet e qeverisë
Protestuesit hudhën qese me para në tokë për t’i përqeshur shpenzimet e qeverisë

Por edhe pas gjithë këtyre akteve absurde të qeverisë, protestuesit ende besojnë se mund qytetarët ta përmirësojnë vendin.

“Ne kemi besim se në Shkup gjenden shumë të ri me motivim dhe kreativitet të cilët do e shpëtojnë vendin tonë”, thanë protestuesit.

Disa protestues kishin maska e disa ishin me paruke
Disa protestues kishin maska e disa ishin me paruke

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Protesta, protesta por e kote eshte ketu te protestosh sepse edhe kryetari i qytetit edhe politikanet jetojne me syza roze sepse ato nuk kan harxhime te perditshme sepse marin nga thesari i popullates e prandaj ju duket se Maqedonija eshte shtet sikur Zvicra e pasur. Nuk e shofin vobektine e popullit per fayt te keq. deri sa popullata duron per buk ato hedhin para neper skulptura antike te cillat nuk i perkasin popullit te maqedonis dhe bejne rrota . kjo i bie votoi per te bere politik qe na qon kah Europa por ne Maqedoni ne votojm te na vjedhin e te na bejne lypsa neper kontenjera. fati zi o fati zi per qytetaret e shkrete/////

Back to top button