Maqedoni, kuvendi e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2015

­ Me 62 vota për dhe 7 kundër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2015. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski sot, duke e arsyetuar Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2015 në kuadër të mbledhjes së 62­të të Kuvendit theksoi se realizimi i Buxhetit për vitin 2015 në shtatë muajt e parë ishin më të mirë se pritjet, ndërsa të ardhurat e grumbulluara ishin më të larta se të planifikuarat.

Ato, tha Stavreski, me ribalancin e propozuar të Buxhetit do të shkrihen në anën dalëse për politika, masa, aktivitete dge projekte që ishin paralajmëruar. Potencoi se realizimi i Buxhetit të anës shpenzuese është zhvilluar në pajtim me të parashikuarën dhe se shpenzimet e përgjithshme ishin më të mira se pritjet dhe më të mira se vitin e kaluar. “Në shtatë muajt e parë të këtij viti realizuam gjithsej 92 milionë e 579 milionë denarë të ardhura në Buxhet që është për 11 miliardë e 160 milionë denarë ose për 13,7 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Realizimi i këtillë i anës së të ardhurave në njëfarë mënyre mundësoi që likuiditeti i Buxhetit të jetë jashtëzakonisht i mirë, të ketë rregullshmëri në pagesën e obligimeve ndaj firmave dhe ndaj shfrytëzuesve të mjeteve nga buxheti dhe të relaksohen marrëdhëniet në pagesën në vend. Nga ana tjetër madje mundësoi që teprica e mjeteve mbi të planifikuarat të sistemohet përmes ribalancit dhe kjo është arsyeja se pse ai propozohet për dallim nga vitet e kaluara kur propozohej për shkak të mungesës së të ardhurave në Buxhet”, tha zëvendëskryeministri Stavreski.

Shpjegoi se te të ardhurat tatimore ka ulje të TVSH-­së, por që kjo është kompensuar me të ardhura më të larta nga tatimi i fitimit dhe akcizat. Tek tatimi i fitimit të ardhurat janë për 5 miliardë e 142 milionë denarë ose për 165 për qind më të larta nga viti 2014, ndërsa tek të ardhurat nga akcizat janë 1 miliardë e 981 milionëd enarë ose 22 për qind më të larta se vitin e kaluar. Të mira kanë qenëe dhe të ardhurat nga shëdnetësia dhe sigurimi pensional. Të ardhurat dhe të dalurat e mira dhe më të larta në nivelin e planifikuar, sipas Stavreski kanë mundësua tepricë të mjeteve në Buxhet dhe ribalancin e propozuar. Për anën e të dalurave Stavreski tha se në shtatë muajt e parë kanë arritur deri në 103 miliardë e 686 milionë denarë dhe kanë qenë në kuadër të së planifikuarës.

Rregullisht, shtoi zëvendëskryeministri, janë paguar të gjithë shfrytëzuesit buxhetor në pjesën e pagave, mallrave dhe shërbimeve, dhe transfere në kuadër të së cilave realizoheshin edhe masat e parapara për rritje të ndihmës sociale, pagesë të rregullt të pensioneve, subvencioneve dhe ngjashëm. Ai potencoi se tek të dalurat kapitale është paraparë për 1,115 miliardë denarë më shumë mjete me ç’rast këto mjete do të intensifikohen aktivitete për disa mjete që janë me rëndësi prioritare. Shumë më e madhe do të ndahet për projektin për gazifikim të aksit Kleçovce ­ Shtip i cili është 370 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button