‘Mourinho nuk krahasohet me Ancelottin’

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka thënë se trajnerët Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti nuk mund të krahasohen, pasi kanë veçori krejtësisht të ndryshme.

“Ju nuk mund të krahasoni Mourinhon me Ancelottin. Ata kanë stile krejtësisht të ndryshme”.

“Sidoqoftë, unë do të luajë mirë për t’i rënë në sy edhe trajnerit të ri”, ishin fjalët e Raphael Varane për Marca.

Mbrojtësi francez shkëlqeu sezonin e fundit duke u bërë njëri nga lojtarët kryesor të Jose Mourinhos.

Lajme të ngjashme

Back to top button