Rrjedhin pamjet e mundshme të iPhone 6s!

Ndërsa data e lansimit po afrohet, ne do të shohim gjithnjë e më shumë pamje jo-zyrtare të telefonit të ri Apple, iPhone 6S. Një prej këtyre rrjedhjeve tashmë është duke qarkulluar online dhe gjoja tregon nga afër fotot e pajisjes e cila është duke u prodhuar.

Sipas të gjitha gjasave, telefoni më i ri i Apple do të lansohet në shtator në ngjarjen e dedikuar të Apple për këtë pajisje.

Sipas Knoë Your Mobile, pamjet e iPhone 6S fillimisht janë publikuar në rrjetet sociale kineze, duke përfshirë edhe fotot me ngjyrë rozë të iPhone 6S i cili sigurisht se do të ju dedikohet femrave.

“Telefoni do të shfaqet me procesorin A9, 2GB RAM dhe kamerën kryesore me 12MP “, thotë BGR. “iPhone 6s – versioni fillestar do të vijë vetëm me 16GB memorie të brendshme në bord”, thuhet sipas raportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button