Noizy: Le të folin shqiptarët për klipe nga sot

Reperi Noizy sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Çiljetën.

Dyshja disa orë para se të publikonte videoklipin e këngës “Gangsta love”, njohën publikun vetëm me këngën duke e publikuar ne versionin audio, transmeton Telegrafi.

Për këtë projekt artistët ka vite që punojnë duke sjellur një videoklip shumë të veçantë për tregun muzikor shqiptar.

I kënaqur me rezultatet del të jetë edhe vetë reperi, i cili përmes rrjeteve sociale i është drejtuar kolegëve të tij.

“Le të folin shqiptarët për klipe nga sot” , ka shkruar Noizy duke u shprehur krenar me projektin.

Në videon e kësaj kënge, Çili dhe Noizy kanë zbuluar edhe një talent tjetër duke aktruar si aktor profesionist.

Lajme të ngjashme

Back to top button