Budvë: Serbi me revole mbi kokë shqiptarit: Fol serbisht!

Qytetari nga Budva G.B (50) me origjinë serbe është arrestuar për kërcënim të turistëve shqiptarë nga Shkodra i cili me armë në kokw e ka urdhëruar të flasë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar gazetave te Podgoricës.

Sipas njoftimeve të “Vijestit” shqiptari nga Shkodra S.G (46) i cili erdhi me familjen e tij me pushime në Budva të martën u ul në një kafene pranë stacionit të autobusëve, dhe kur kameriere urdhëroi kafe, ka reaguar një persona nga një tjetër tavoline aty afër.

Policia ka njoftuar se personi “ishte i dehur” dhe ishte i irrituar se shqiptarët nuk e dinë gjuhën, kështu që ai filloi të keqtrajtuar duke i kërkuar shqiptarëve të flasin serbishten ?!

Ai pastaj dyshohet se u tërhoq nga një armë dhe vuri atë nën tryezë drejtuar kah turistët nga Shqipëria, ku me pas ata ikën. Policia dhe inspektorët nga Budva menjëherë kanë intervenuar duke arrestuar te “dehurin” për 72 orë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mire jau bajn shqiptarve te shqiperise se para nja dy vjetve ja dha qelsin e art goran bregoviqit dhe bile nisen shkodrant edhe me ftuar kengtar serb per tju kenduar , kur reagojshim na shqiptarte kosoves dhe maqedonis na
    quajshin te qmendur se jemi nacionalist edhe shum ofendime tjera duke pretendu se arti nuk ka lidhje dhe se serbet nuk jan te keqinj le ta shofin mire se sa te eger dhe nacionalist jan qe ju pengon gjithqka shqiptare , dhe nuk eshte incidenti i pare para disa diteve serbi ne greqi vetem pse mbante ne krah simbole shqiptare. tash le te binden shqiptaret e jo te silllen me armikun sikur me mik…..

Back to top button