Hoxhaj-Davutoglu, bashkëpunimi rajonal kyç për Ballkanin

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Hoxhaj dhe Davutoglu kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale. Në këtë kontekst, kryediplomati kosovar ka vlerësuar se çështje kyçe për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal.

Si njofton MPJ-ja, lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Hoxhaj ka thënë se kaptina e normalizimit të marrëdhënieve mund të shkruhet vetëm përmes implementimit të marrëveshjes së Brukselit.

Hoxhaj gjatë bisedës e ka njoftuar homologun turk edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare, përmes njohjes universale të saj.

Davutgolu, ndërkaq, ka vlerësuar lart progresin në Kosovë, si dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Turqisë për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button