New York Times: Kosovarët, etje për progres, për birrë gjithashtu

“Në Kosovë dallohet një etje për progres, për birrë gjithashtu.”

Ky është titulli i të përditshmes amerikane New York Times në artikullin kushtuar të rinjve kosovarë në veçanti.

“Vikendeve, të rinjtë kosovarë vallëzojnë me këngët e “The Smiths” dhe “New Order” të viteve të ’80-ta në barin e ri me stil irlandez “Miqt” në Prishtinë,  sikur t’i dëgjonin këto këngë per herë të parë. Bari modern gjendet në një prej rrugicave me gunga dhe gjysmë të asfaltuara të kryeqytetit të Kosovës”, shkryan NYC, përcjell në shqip Indeksonline.

NYC ka shkruar për periudhën e luftës së fundit në Kosovë, në vitet ’98 ’99, dikur pjesë e ish-Federatës Jugosllave, që ndau serbët e krishterë nga shqiptarët myslimanë. Posa përfundoi lufta, interventimet ushtarake të NATO-s zmbrapsën forcat serbe, duke e vënë Kosovën nën protektoratin e SHBA-ve, gjë që sipas NYC përfundoi në vitin 2012.

Prezenca ndërkombëtare i dha Kosovës per herë të parë shijen e konsumerizmit global, përfshi këtu restaurantet e reja, muzikën ‘indie’, një klub futbolli si dhe një minifabrikë birre, që u hap në vitin 2013. Që prej atëherë, interesi për birrën është rritur gradualisht.

Ky xhep i vogël i Ballkanit, ku myslimanët janë shumicë është identifikuar për një kohë të gjatë me luftërat dhe vështirësitë që shtrihen prapa deri në kohërat e lashta të Ilirisë. Por në vend të dëshpërimit nga e kaluara tragjike, gjeneratat e reja në Prishtinë duket se kanë vendosur të shikojnë nga e ardhmja.

Pavarësisht se feja Islame ndalon pijet alkoolike, të rinjtë kosovarë konsumojnë birrë. Një kulturë e birrës po zhvillohet në kryeqytet, shkruhet në artikullin e NYC.

“Konsumimi i birrës është në kundërshti me kulturën tonë islame hisorikisht, por ne jemi shoqëri sekulare dhe alkooli gjithmonë është konsumuar këtu”, ka thënë Bekim Shala, menaxher në Birra Prishtina, një fabrikë birre që ka filluar punën vitin e kaluar.

Gazetarit të NYC, Adam H. Graham prishtiniasit i kanë treguar edhe për faktin se Kosova bën makiatot më të mira në botë, por atë më shumë e ka impresionuar birra.

“Minifabrika e parë e birrës në këtë vend ‘Sabaja’, e emëruar sipas fjalës ilire për birrën, ka ka shtyrë hapjen e një restauranti me stil amerikan në vitin 2013 “Dr’s Beer House.” Atje në fund, një rrugicë prapa Stadiumit brutal Gradski dhe pas monumentit “Newborn” (Një skulpturë tipografike që përshkruan shpirtin e copëtuar të vendit), shtëpia e birrës shërben “Smoked Porter.” Ndërsa, një shenjë brenda thotë “Birra do ta ndryshojë botën”, përshkruan Graham restaurantin dhe qytetin e Prishtinës.

Festiavli i birrës në Prishtinë “Beerfest” në vitin e katërt ka fituar kredibilitet me zgjedhje të shumta dhe të popullarizuara të birrës. Muajin e kaluar, ky festival tre-ditor tërhoqi më shumë se 40,000 vizitorë, një rritje e madhe nga festivali i vitit të kaluar ku morën pjesë 25,000 vizitorë. NYC shkruan se nga 15 brende të birrave në festival, katër ishin kosovare.

Lajme të ngjashme

Back to top button