Sarajevë, zbulohet një varr masiv

Dhjetëra trupa janë zbuluar në një varr masiv në Bosnjën veriore, të cilat besohen të jenë të myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve të vrarë nga forcat serbe në ditët e para të luftës civile.

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë zbuluar gjithashtu 94 trupa në fshatin Tomasica, pranë qytetit Prijedor të Bosnjës, 260 km në veri-perëndim të Sarajevës, teksa thonë se presin të zbulojnë edhe shumë trupa të tjerë.

Gërmimet fillestare zbuluan një shtresë prej 7 metrash të trashë, të përbërë nga mbetje njerëzore të fshehura nën argjinatura artificiale.

Viktimat besohen të jenë myslimanë dhe kroatë nga zona e Prijedorit, të vrarë në verën e vitit 1992, kur forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e rajonit.

Më shumë se 3300 persona janë raportuar të humbur nga zona e Prijedorit. Deri më tani janë gjetur eshtrat e afro 2000 viktimave, të cilët janë identifikuar, shumica prej analizave të ADN-së.

Zyra e Prokurorisë në Bosnje bëri të ditur se, ata besojnë se ky është një nga varret masivë më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë në këto anë të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button