Një burrë është lënduar gjatë sulmit me sëpatë në Shtip

Një burrë dyzetvjeçar mbrëmë në Shtip është sulmuar nga tre persona me sëpatë dhe është lënduar rëndë. Siç kumtoi MPB­ja, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rr.

“Partizanska” kur M.K. (37), M.A. (42) dhe personi minoren 15 vjeçar e kanë sulmuar E.D. (40) me ç’rast minoren me shkopin e sëpatës e ka goditur në pjesën e kokës pas çka kishte rënë pa vetëdije.

I lënduari me automjet të ndihmës së parë është dërguar në spitalin klinik në Shtip, ku i është dhënë ndihma e parë. Për shkak të konstatimit të lëndimeve të rënda të marra, E.D. është mbajtur për mjekim.

Pas masave të ndërmarra dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me ta është kryer bisedë, ndërsa pas M.A. po hetohet. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button