LSDM do të propozojë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

LSDM do të propozojë ndryshim të modelit zgjedhor, konkretisht Maqedonia do të bëhet një njësi zgjedhore, tha kryetari i partisë, Zoran Zaev. Kështu, sipas opozitës, do të zgjidhet çështja e votave të diasporës, konkretisht a do mund të votojnë ata, me atë që tani votat e tyre do të bashkohen me votat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe të gjithë votat do të jenë të barabarta, shkruan Telma. Kjo njësi zgjedhore e barabartë është kërkesë e partive më të vogla, sepse ky model do t’u jep shans më të madh për të marrë vende deputetësh, ndërsa kjo u bën dëm partive më të mëdha. Zaev thotë se LSDM janë në dijeni se me këtë mënyrë e votimit ata do të humbin disa deputetë, por në interes të demokracisë ata janë të gatshëm për një zgjidhje të tillë. Propozimi do të bëhet në takimin e grupeve punuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button