Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme në veri dhe jug të kufirit

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në jug dhe veri të vendit, për shkak të zmadhimit të numrit të emigrantëve në shtet.

Këtë sot e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme, Ivo Kotevski, në konferencë për shtyp duke shtuar se për sigurimin e kufirit jugor do të angazhohet armata e RM-së.

Ashtu siç deklaroi Kotevski, qëllimi i vendimit për marrjen e masave prej Qeverisë është për ta rritur sigurinë e popullatës lokale dhe t’ju mundësohet trajtim më i përshtatshëm dhe më human emigrantëve të cilët tanimë kanë hyrë në territorin e shtetit.

Sipas vendimit të Qeverisë, do të formohet shtab kryesor në kuadër të Qendrës për Menaxhimin me Kriza, e cila për një kohë të shkurtër do të përpilojë plan të përshtatshëm për veprim.

Kotevski nuk i është përgjigjur konkretisht pyetjes se a nënkupton kjo që Maqedonia po e mbyll kufirin jugor për emigrantët ilegal të cilët vijnë prej Greqisë dhe hyjnë në vendin tonë, duke e pasur parasysh se po përforcohet kontrolli në kufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button