Komuna e Tetovës: Bëmë çmos për tu ballafaquar me vërshimet

Pas fatëkeqësisë së madhe natyrore të 3 gushtit, e cila goditi Tetovën dhe fshatrat përreth dhe shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, të cilët padyshim janë humbja më e madhe që pësuam bashkë me dëmet e mëdha materiale në shtëpitë, objektet afariste, tokat bujqësore dhe infrastrukturën komunale, dy javët e kaluara kanë qenë javë të përjekjeve të jashtëzakonshme për tu ballafaquar me situatën e rëndë nga pasojat që lanë pas rreshjet e dendura të shiut, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Sipas informatës së  Qendrës për menaxhim me kriza  edhe pse në këtë rast nuk u shpall gjendje krize, bëhet fjalë për fatkeqësi të madhe natyrore e cila e kaploi komunën e Tetovës dhe rajoin përreth. Karakteristikë e kësaj fatkeqësie ishte sasia vogël e të reshurave të shiut që ka rënë në qytetin e Tetovës dhe sasi më të mëdha të të reshurave në vendet më të larta të Malit Sharr. Në këto lokalalitete të larta malore, ku toka shpejt u ngop me ujë nga të reshurat, u krijuan rrjedha të mëdha të ujit nëpër përroje dhe lugina, të cilat më pas si pasojë e terrenit të pjerët  me fuqi  të madhe filluan të lëvizin drejt vendeve më të ulëta dhe shkaktuan prurje të mëdha të trruallit, gurrëve si dhe mbetjeve tjera.

Më 3 gusht, në orët e pasditës komuna e Tetovës mblodhi shtabin emergjent anëtarët e të cilit u shpërndanë në vendbanimet e goditura nga moti i keq për të qenë të pranishëm, për ti ndihmuar dhe ngushlluar qytetarët e Tetovës dhe alarmoi institucionet tjera  për gjendjen e rëndë të krijuar pas rreshjeve të shiut.

Në lidhje me situatën , ad hoc trupi koordinues i cili u formua nga qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendimin për formimin e menjëhershëm të komisionit për vlerësimin e dëmeve në pronat e luajtshme dhe të paluajtshme e cila tani më ka kryer vlerësimin fillestar në bazë të të cilit qeveria ndau mjete të menjëhershme finansiare në vlerë prej 30 000 denarë 324 familjeve të dëmtuara. Qeveria po ashtu solli vendim që familjeve të personave që humbën jetën tu ndahet kompensim finansiar në vlerë prej 150 000 denarë.Komisioni për vlerësimin e dëmeve në pronat e luajtëshme dhe të paluajtëshme është i obliguar që në afat të caktuar kohor të dorëzojë raport të plotë të vlerësimit të  dëmeve në pronat e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe koston e dëmeve të shkaktuara, qeverisë së Republikës së Maqedonisë .Në kuadër të këtij komisioni u formua edhe Grupi punues për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, urat, shtratet e lumenjëve dhe pendat i cili u përkrah nga ekspertët e UNDP dhe tani më ka përfunduar dhe dorëzuar raportin e plotë të gjendjes së infrastrukturës komunale pas vërshimeve të 3 gushtit . Me qëllim të analizës profesionale për shkaqet e dëmeve të shkaktuara në veçanti analizës së dukurisë së rrëshqitjes së dheut, komisioni formoi edhe Grup ekspert për mbikqyrje të gjendjes dhe dhënie të udhëzimeve për sanim të dëmeve, ndërsa raportin përfundimtar ky grup pritet që ta dorëzojë deri në ditën e nesërme. Po ashtu këto ditë,  ekip i ekspertëve të BE gjenden në Tetovë në mision këshilues në lidhje me vërshimet dhe fenomenin e rrëshqitjes së tokës . Mbështetja konsiston kryesisht në analizat teknike të shkaqeve, faktorëve natyror dhe teknik të cilat kontribuan në ngjarjet e fundit, duke u fokusuar në përmbytjet rëshqitjet e tokës dhe procesit të erozionit tokësor si dhe ofrimin e zgjedhjeve të mundshme strategjike dhe rekomandime për intervenimet dhe investimet e nevojshme për tu minimizuar reziku nga fenomenet e ngjajshme në të ardhmen.

Gjithashtu është e rëndësishme që banorët e zonave të prekura , sa u përket  dëmeve që kanë pësuar fusha e bujqësisë (fushat, pemishtet, serrat, kafshët e ngordhura shtëpiake, ushqimi i kafshëve etj) duhet lajmërohen në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Tetovë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëmeve që kanë pësuar deri më 28 gusht 2015.

Zona kritike në rrugën magjistrale Tetovë- Jazhincë është tërësisht e pastruar dhe në të rregullisht zhvillohet komunikacioni rrugor. Të gjitha rrugët kryesore dhe anësore të  kapluara nga vërshimet e 3 gushtit në Tetovë, Reçicë të vogël dhe Reçicë të madhe janë të pastruara dhe tërësisht funksionale. Ditët në vijim do të vazhdohet me pastrimin e katër rrugëve të mbetura në Shipkovicë dhe një rruge anësore në Poroj . Njëkohësisht do të vazhdohet me pastrimin e tërësishëm dhe rafshimin e shtretërve të lumenjëve në Poroj, Reçicë të madhe dhe Tetovë ndërsa mbetjet do të barten në deponinë në Falisht si dhe deponitë tjera të caktuara në të cilat deri tash janë bartur 555 kamion dhe, dru, gurrë dhe bartje tjera nga zonat kritike .

Lajme të ngjashme

Back to top button