fbpx

Rabotniçki pa Sahitin kundër Rubin Kazan

Sonte në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, skuadra e Rabotniçkit është shumë afër të shënojë historinë e futbollit ekipor në Maqedoni. Por skuadar nga “Parku i Qytetit”, nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi përballë do të ketë një tjetër skuadër milionerësh, siç është kjo e Rubin Kazan.

Përkundër faktit se Rabotniçki do të ketë përballë një kundërshtarë të fortë, ajo po ballafaqohet edhe me probleme me futbollistët e saj më të mirë. Së fundmi mungesë e mundshme e Rabotniçkit është edhe kosovari Suat Sahiti, i cili ishte ndër protagonistët kryesor që “romantikët” arritën një hap para kualifikimit. Sipas informatave të fundit, Sahiti që mbrëmë është ankuar në një lëndim dhe se ka kërkuar nga menaxheri Igor Angellovski të mos shpresojë në te. Arsyeje e kësaj kërkesë është një tërheqje muskulore që ka pas Sahiti, e që duket të jetë mase e sigurt se do ta lejë atë jashtë fushës kundër Rubin Kazan.

Në këtë ndeshje skuadra e Rabotniçkit nuk do të ketë në dispozicion edhe Bazhe Ilijoskin dhe Dule Trajçevskin, të cilët mungojnë shkaku i kartonëve të verdhë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button