Koreja e Veriut sulmon Korenë Jugore

Mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut është hapur zjarr i ndërsjellë mes palëve. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut theksohet se pasi Koreja e Veriut ka qëlluar 1 herë me top në zonën kufitare të çmilitarizuar e cila ndan dy vendet, Koreja e Jugut i është përgjigjur këtij sulmi duke kryer “disa” të shtëna me top në Veri.

Theksohet se në vendin ku kanë rënë predhat e topit nuk ka të lënduar, dhe se banorët e rajonit kufitarë janë evakuuar. Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se do të thërrasë në mbledhje të jashtëzakonshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun Hye duke vënë në dukje shqetësimet për tensione në rritje në gadishullin korean, kishte kërkuar vazhdimin e përgatitjeve ushtarake kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Komanda e Kombeve të Bashkuara në Korenë e Jugut, kishte bërë përgjegjës Korenë e Veriut në lidhje me plagosjen rëndë të dy ushtarëve koreano-jugorë me 4 gusht në rajonin jugor të zonës kufitare 4 kilometra mes dy koreve.

Seuli duke deklaruar se do të bëjë Korenë e Veriut që ta pagujë këtë, pas 11 vitesh për herë të parë fillon të bëjë publikime me propagandë kundër Phenianit (Pyongyang ) në rajonin kufitar. Pas kësaj Koreja e Veriut kishte kërcënuar Seulin me sulme ajrore në rast se nuk do ti jepte fund publikimeve propaganduese.

Lajme të ngjashme

Back to top button