Ngjitësi rus bën akrobacione në buzë të një ndërtese 101-katëshe! (Video)

Në krye të ndërtesës së dytë më të lartë në Dubai, ky ngjitës nga Rusia bën akrobacione, vetëm me një shkop metali që e ndan atë nga një e rënie prej 400 metrash.

24 vjeçari Oleg Sherstyachenko e ka tronditur internetin më shumë se një herë me videot e tij ku bën akrobacione në vende të larta.

Në videon e tij të fundit, 24 vjeçari bën akrobacione në një bllok betoni të ngushtë në krye të kullës 414 metrashe të Dubait, e cila me 101 kate është ndërtesa rezidenciale e dytë më e lartë në botë, shkruan RT.

Në një video tjetër, Oleg mund të shihet se si duke e mbajtur krahun e shokut të tij ai luhatet në anë të një ndërtese 40 katëshe, pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button