DAESH ekzekuton kandidatët për deputetë në Mosul të Irakut

Organizata terroriste DAESH ka ekzekutuar 3 gra të cilat më parë kishin hedhur kandidaturën për deputete nga blloku Muttahidun në Mosul të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Blloku Mutaahidun theksohet se DAESH ka ekzekutuar 3 gratë Lamja Fadil, Ihlas Kenan dhe Isra Zunun të cilat të martën e kaluar kishin aplikuar për kandidate si deputete të partisë.

Në deklaratën ku është dënuar ky ekzekutim i organizatës terroriste i është bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime më serioze në çështjen për rimarrjen e Mosulit nga DAESH.

Organizata terroriste pas 10 qershorit 2014 mori nën kontroll Mosulin dhe më pas disa rajone të tjera, ku gjatë kësaj periudhe ka ekzekutuar një numër të madh të forcave policore, ushtarake si dhe shumë civilë.

Ushtria e Irakut me Peshmergët ndërmarrin operacione për të rimarrë sërish rajonet nga DAESH. Gjithashtu edhe forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së mbështesin me sulme ajrore ushtrinë irakiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button