Studim: Orari i gjatë i punës rrit rrezikun e sulmit në tru

Shkencëtarët kanë konstatuar se orari i gjatë i punës rrit rrezikun e sulmit në tru, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, studimi i kryer mbi më shumë se gjysmë milioni njerëz, ka treguar se njerëzit që punojnë më shumë se 48 orë në javë, për 10 përqind kanë gjasa më shumë që të preken nga sulmi në tru nga ata që punojnë prej 35 deri 40 orë në javë.

Sipas hulumtimit të publikuar në gazetën shkencore britanike “The Lancet”, personat që punojnë më shumë se 54 orë në javë janë me 27 përqind më shumë të ekspozuar nga sulmi në tru, ndërsa ata që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë me 33 përqind mundësi për tu prekur nga sulmi në tru, krahasuar me ata që punojnë më pak se 15 deri 20 orë më pak nga këta të fundit.

Mjeku Mika Kivimaki i cili punon në Universitetin e Londrës, ka thënë se brenda dhjetë viteve, në çdo një mijë punëtorë, të cilët punojnë nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjashtë prej tyre preken nga sulmi në tru, ndërsa ky numër është më i lartë tek ata që punojnë më shumë se 55 orë në javë.

Akoma nuk është zbuluar lidhja në mes orarit të gjatë të punës dhe goditjes në tru. Por, ekspertët besojnë se stresi dhe mënyra e jetesës që paraqiten si pasojë e orëve të gjata të punës, ndikojë në mundësinë e sëmundjes. Ekspertët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë orarin e punës më të gjatë nga 40 orë sa është parashikuar, që rregullisht të masin presionin e gjakut.

Lajme të ngjashme

Back to top button