E rrahin dhe ia vjedhin të hollat një gruas

Tre vjedhës, prej të cilëve dy të mitur, siç vërtetën MPB-ja, dje para Shtëpisë së pensionistëve në Shkup, e kanë sulmuar O.P. nga Shtipi, duke e rrahur në mënyrë brutale, e pastaj duke ia vjedhur edhe çantën që kishte 350 euro.

Thirrjet për ndihmë nga gruaja e rrahur, i kanë dëgjuar pensionistët, të cilët kanë thirr policinë dhe ndihmën e shpejtë. Përderisa mjekët janë kujdesur për gruan për ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar 20 vjeçarin, A.M., dhe dy të miturit L.A. dhe shokun e tij 14 vjeçar. 

Kundër tyre, siç lajmërojnë nga MPB-ja, sot do të ngritin akuzat e duhura.

Lajme të ngjashme

Back to top button