Kështu jetojnë rrugëve të Serbisë emigrantët nga Lindja e Mesme (Foto)

Luftërat në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar valë të madhe të emigrantëve në Evropë. Edhe rajoni ynë është prekur nga kjo situatë.

Si rrugë transiti po shfrytëzohet në masë të madhe edhe Serbia, nga ku përmes Hungarisë, emigrantët nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera të kësaj zone kanë synim të vendosen në njërin nga vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shkruan lajmi.net.

Në Serbi vlerësohet se aktualisht ndodhen rreth 80 mijë emigrantë që vijnë nga këto shtete.

Numri i madh i tyre ka bërë që ky shtet të mos jetë në gjendje t’u ofrojë strehim dhe ushqim.

Ata kanë mbushur sheshet dhe parqet e qyteteve, ku kalojnë ditët e tyre, derisa të gjejnë mundësi për kalimin ilegal për në Evropën Perëndimore.

Image
Image
Image

Lajme të ngjashme

Back to top button