Maqedoni, sërish takim i grupit punues të partive politike, pritet të arrihet marrëveshje

Grupet punuese nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos mund të arrijnë marrëveshje ditën e sotme, mëson Meta nga burime nga grupi punues.

Për çështjen e listës zgjedhore pothuajse është arritur marrëveshje.

Ka vetëm disa mospajtime rreth mënyrës së votimit të diasporës.

Asociacioni qytetar “Most” është ftuar në takimin e djeshëm të grupit punues që të bëjë një prezantim të mundësive për regjistrim aktiv të votuesve.

Sot në orën 15 është caktuar edhe një takim i grupit punues, me çka do të duhet të mbyllet çështja e listës zgjedhore, ingerencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe votimi i diasporës.

Lajme të ngjashme

Back to top button