Sot protestë në Shkup

Sot në orën 18 është paralajmëruar të mbahet një protestë kundër rrotës panoramike: Shkupi nuk është Disneyland. Në rrjetin social Facebook është bërë një thirrje për protestë e cila është e paraparë për sot në ora 18 me moton “Shkupi nuk është Disneyland”, njofton Portalb.

Thirrja u referohet të gjithë qytetarëve të cilët mendojnë që paratë e popullit po harxhohen, pastaj dhe shëmtohet edhe pamja e metropolit.

Në thirrjen thuhet:

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju ftojmë në protestë paqësore dhe qytetare para Parlamentit në ora 18, të mërkurën më 20 gusht 2015, në urën ku duhet të filloj ndërtimi i rrotës panoramike. Të mërkurën duam t’u themi përgjegjësve se “Shkupi nuk është Disneyland”, Kjo çmenduri patjetër duhet të ndalet. Vazhdojnë të ndërtojnë ndërtesa dhe monumente kontroverse, pa debate paraprake publike dhe pa konsultime me qytetarët e këtij qyteti.

Kur në qytet kemi mbi 30% të papunësuar, infrastrukturë të pamjaftueshme, me mijëra qytetarë jetojnë me pagë minimale prej 8000 denarë të cilat nuk janë të mjaftueshme as për t’i ushqyer familjet e tyre, Shkupit nuk i duhen borxhe të reja dhe Disney ideologji.

Shkupit i duhet infrastrukturë moderne dhe ide progresive për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëjetesës.

Bashkohuni qytetarë para Parlamentit që të dalim nga ky antikitet, barok dhe së fundi disneyland ankth.

Për të treguar se çfarë ndjejmë për të gjitha ato që janë ndërtuar prej llafazanëve e këndej, do të mbajmë maska dhe kostume. “Indianë”,”Kaubojë”,”Klounë”,”Disney karakterë dhe karikatura”, bashkohuni.” thuhet në thirrje, njofton Portalb.

Rrota panoramike do të ndërtohen mes Urës së Gurit “Goce Dellçev” në qendër të Shkupit.

Për ndërtimin e saj, pjesë të projektit “Shkupi 2014” janë ndarë 18,3 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button