Në Shkup do të fillojë manifestimi “Nata e Bardhë 2013

Me hapjen e ekspozitës së veprave të përkryera nga arti bashkëkohor i Maqedonisë “Artisti dhe diktatura” sonte në ora 20:30 në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të fillojë manifestimi “Nata e Bardhë 2013”, i cili tradicionalisht mbahet i nënti vit me radhë.

Ekspozita “Artisti dhe diktatura” do të mbahet edhe në Çifte Amam, Qendrën informative kulturore dhe Qendrën rinore kulturore. Të pranishmive në Muzeun e Shkupit do t’u drejtohet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Pastaj vargani tradicionalisht do të lëviz në rrugën Maqedonia, ndërsa spektakli do të ndodh në sheshin Maqedonia, ku atraksioni botëror Commandos Percu, në ora 21 do të mbajë shou muzikor piroteknik, i quajtur “Bombs pet minute”.

Manifestimi do të pasurohet me muzikë, film, poezi, art bashkëkohor, modë.

Në Çarshi do të ndodhin më shumë ngjarje, koncerte para Shtëpisë së mallrave MOST, ekspozita në Galerinë 8, IKOMOS, performansa.

Manifestimi është në organizim të Qendrës rinore kulturore-Shkup, e në patronazhin e Qytetit të Shkupit.

Të gjatha ngjarjet që do të jenë pjesë e këtij shoqërimi kulturor do të jenë falas.

Lajme të ngjashme

Back to top button