Dezinfektim me avion në rajonet e përfshira me përmbytjet

Dezinfektim me avion do të bëhet sot në mëngjes prej orës 5 deri në orën 8 në rajonet e nëntë qendrave për shëndet publik dhe atë në Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Ohër, Koçan, Strumicë, Shtip, Veles, me theks të veçantë ato rajone që ishin përfshirë nga përmbytjet.

Ministria e Shëndetësisë i bëri apel rritësve të bletëve në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre dhe të mos i lëshojnë jashtë në 3­4 orët e ardhshme pas spërkatjes.

Sipas planit aksionar për ndalim të paraqitjes dhe përhapjes së vektor sëmundjeve infektive (me theks të veçantë të mushkonjave dhe riqrrave), çdo vit duke filluar nga marsi deri në shtator ndërmerren aktivitete për dezinfektim të sipërfaqeve publike dhe të gjitha komunat vazhdimisht bëjnë dezinfektim në rajonet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button