Menduh Thaçi në Tiranë: Shqiptarët në Maqedoni vuajnë nga varfëria

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë një takimi që zhvilloi sot me Kryetarin e Parlamentit në Shqipëri, Ilir Meta, ka shprehur shqetësim për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Thaçi është shprehur se, shqiptaret e Maqedonisë ndodhen në një situatë të rëndë ekonomike si pasojë e mungesës së investimeve në rajonet e banuara për tyre për shkak të politikave qeveritare. 

“E informova për situatën e shqiptarëve në Maqedoni dhe një problem i madh është varfëria e shqiptarëve për prespektivën e munguar dhe mungesën e investimeve në rajonet që banohen nga shqiptarët”, u shpreh Thaçi në deklaratën pas takimit me Metën. 

Meta duke theksuar se, “shqiptarët kudo ku jetojnë janë një faktor i rëndësishëm stabiliteti”, ka shtuar se Shqipëria, “dëshiron që shqiptarët të ruajnë rolin e tyre dhe të punojnë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”.  (Shekulli)

Lajme të ngjashme

Back to top button