Lopët janë më të zgjuara nga sa mendonim ne

Këto kafshë kanë funksion ekzekutiv të lartë dhe madje mund të marrin vendime.

Kur listojmë miqtë më të zgjuar në mbretërinë e kafshëve, na vijnë në mendje specie si orangutanët, delfinët, elefantët dhe oktapodët.

Lopët që japin qumështin nuk hyjnë në listë. Por, studime të ndryshrne, përfshirë edhe një studim të udhëheqëur nga një studente australiane 21-vjeçare, Alexandra Green, sugjerojnë se këto kafshë ferme mund të jenë më inteligjente nga sa i kemi vlerësuar deri tani.

Green, student në Universitetin e Sidney-t, zhvilloi një test që dha prova për aftësitë e sofistikuara konjitive të lopëve. Green zbuloi se ato mund të dëgjojnë zhurmën nëpër një labirint, me qëllim që të shkojnë tek ushqim.

Kjo tregon se lopët kanë funksion ekzekutiv të lartë dhe madje mund të marrin vendime.

Këto aftësi nuk duhet të na habisin, thotë zoologu, Dr. Daniel Weary. “Këto kafshë janë gjitarë shumë të zhvilluar, që dinë të zgjidhin probleme. Sigurisht që janë të zgjuara!”

Lajme të ngjashme

Back to top button