HTC One M10 do të prezantohet si HTC O2

Pasardhësi i HTC One M9 mund të vijë me një emër të ri, thuhet sipas një raporti të fundit. HTC One M10 do të lansohet në treg si HTC O2.

Edhe më herët kemi dëgjuar se modeli më i ri i telefonit të avancuar të HTC – One M10 do të vijë me mbushësin pa tel, si dhe procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 820,transmeton Telegrafi.com

Karakteristikat tjera që thuhet se do t’i sjell HTC One M10 apo HTC O2 përfshijnë edhe ekranin me 6 inç me rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Modeli i ardhshëm i telefonit nga kompania tajvaneze është përfolur edhe ofrimin e 4GB RAM dhe një zgjedhje mes opsioneve për memorien e brendshme të cilat përfshijnë 64GB dhe 128GB. Pajisja do të vijë me sa duket me një bateri prej 3500 mAh.

Sipas një raporti të kohëve të fundit, HTC O2 mund të lansohet në tetor, edhe pse ne nuk jemi të sigurt se sa i saktë është ky informacion, pasi Snapdragon 820 nuk pritet të vijë deri në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button