Inspektorët para pensionit nuk do ti nënshtrohen provimit

Inspektorët në çdo gjashtë vite do të duhet të kalojnë provimin dhe të pajisen me certifikat, ndërsa për ata që kanë edhe pesë muaj deri në pension nuk do të vlejë kjo rregull. 

Këto janë disa nga ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale që si amendaemente gjatë ditës së djeshme janë ngritur nga ana e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së deri në Parlamentin e Maqedonisë.

“Me këtë u dalim në ndihmë atyre që janë para pensionimit, të mos frikësohen se ky ligj sillet me qëllim që të bëhet ndonjë revanshizëm politik dhe që një numër i madh i inspektorëve të humbin vendin e tyre të punës. 

Pra, ky ligj sillet që të vihet edhe konkurrencë më e madhe mes inspektorëve dhe ata që me përgjegjësi e kryejnë punën e tyre- të shpërblehen”, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri për Shoqëri informatike Ivo Ivanovski me Lidhjen sindikaliste të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button