Aksidentohet kryebashkiaku Xhelal Mziu, ndodhet jashtë rrezikut

akina me të cilën udhëtonte kryebashkiaku i Kamzës është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në afërsi të një karburanti në zonën e Kamzës.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka marrë disa plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mziu u dërgua menjëherë në spital, ku pas mjekimit të nevojshëm ka lënë ambientet e spitalit. Ende nuk dihen rrethanat sesi ndodhi aksidentit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button