Stamboll, në një sulm plagoset punonjësi i policisë

Ndalohen dy persona anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C të cilët pasi hodhën një bombë qëlluan me armë ndaj vendrojës para Pallatit Dolmabahçe (Dolmabahçe Sarayı) në Beşiktaş të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga informacionet e marra, dy personat anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C, pasi kanë mbërritur në hyrjen të Pallatit kanë hedhur bombë dore zhurmuese dhe më pas kanë qëlluar me armë. Si pasojë e kundërpërgjigjes së policisë sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Si rezultat i ndjekjes së policisë në rajon terroristët janë ndaluar para Konsullatës së Përgjithshme Gjermane në rajonin Gümüşsuyu, në Beyoğlu të Stambollit.
Sulmuesve iu është konfiskuar 1 pushkë automatike me tytë të gjatë, 1 pistoletë, 2 bomba dore dhe 2 karikatorë të këtyre armëve. Anëtarët e organizatës terroriste të cilët u ndaluan u dërguan në drejtorinë e policisë.
Është përcaktuar gjithashtu se sulmuesit janë persona të cilët kanë kryer sulmin me 8 gusht ndaj ndërtesës së selisë së AK Partisë në Stamboll.