Brazili pranon pasaportën e Kosovës (Foto)

Republika Federative e Brazilit ka pranuar pasaportën e Kosovës. Me ligjin e ri të miratuar së fundmi, shtetasve të Kosovës më nuk iu kërkohet “laisse passer” për të udhëtuar në këtë shtet të pavarur federativ në Amerikën Jugore, i cili përbëhet nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal.

Burime brenda MPJ-së, bëjnë të ditur për Telegrafin se autoritetet e Brazilit ua kanë bërë të ditur edhe ambasadave të tyre në botë se kanë pranuar pasaportat e Kosovës dhe më nuk është i nevojshëm aplikimi shtesë për dokument udhëtimi në territorin e saj, i cili ishte i kushtueshëm 88 euro, pa përfshirë këtu edhe kostot e vizës.

Telegrafi ka siguruar si dëshmi edhe vizën e një shtetasi të Kosovës, ku në afishen e saj është i vendosur edhe komenti që “grant of visa” nuk prejudikon njohjen e pavarësisë apo institucioneve.

Brazili është vendi i pestë në botë për nga popullsia. Vlerësohet si demokracia e katërt më e populluar në botë dhe është anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut.

Lajme të ngjashme

Back to top button