Aksion kombëtar “Maqedonia pa mbeturina 2013”

Në pothuaj të gjitha komunat nëpër shtet sot realizohet fushata e dytë kombëtare “Maqedonia pa mbeturina 2013”, si pjesë e aksionit “Let’s do it! World 2013”, i përkrahur nga Parlamenti evropian, ku janë përfshirë 107 vende në botë. 

Porosia kryesore këtë vit është se mbeturina nuk do të zhduket vet prej vetes, por nevojitet aksion i përbashkët dhe i koordinuar, nxitje e aktivitetit qytetar dhe zhvillimin e vetëdijes për menaxhim të drejtë me mbeturinat.

Ngjarja qendrore u mbajt në Shkup, ndërsa u pastrua edhe deponia nën hekurudhën në rr. “Brigada e Tretë e Maqedonisë” në lagjen Prolet.

Në ngjarjen morën pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, zëvendësministri Stevo Temellkovski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe ai i komunës Aerodrom Ivica Konevski, ndërsa përkrahje dhanë edhe përfaqësues të kabinetit të presidentit Ivanov, përfaqësues të korit diplomatik dhe deputetë në Kuvend.

Përkrahjen teknike me mekanizëm siguroi Qyteti i Shkupit përmes ndërmarrjeve publike “Rrugë dhe rrugica”, “Komunalec” dhe “Parqe dhe gjelbërim”.

Aksioni Maqedonia pa mbetiruna 2013″ përfshin aksione konkrete, punëtori edukative dhe promovime të mënyrave të shëndosha dhe miqësore për ambientin e jetesës të sjelljes dhe veprimit me mbetiruna.

Sipas ministrit Ademi, këto aktivitete duhet të vazhdojnë gjatë tërë vitit me qëllim të arritjes së rezultateve të vërteta dhe fshirjes së përhershme të fotografisë së shëmtuar të mbeturinave të hedhura.

Zëvendësminisri Temellkovski, i cili është i obliguar për koordinim të pjesës operative të aksionit, pret që sot të pastrohen rreth 21.000 metra kubë dhe 8.000 tonë mbeturina në gjithsej 338 lokacione në 70 komuna në Maqedoni.

Në aksionin e vitit të kaluar “Maqedonia pa mbeturina”, janë grumbulluar 60.000 metra kub mbeturina në rreth 340 lokacione në 54 komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button