Gjykata ende nuk i ka zhbllokuar llogaritë e “Makpetrol” dhe “Oilkos”.

Llogaritë e kompanive “Makpetrol” dhe “Oilkos” ende nuk janë zhbllokuar. Për këtë mungon vendim gjyqësorë edhe pse tek gjykata themelore Shkupi 1 ka arritur propozimi i prokurorisë publike për zhbllokimin e llogarive.

“Njoftojmë opinionin se nga prokuroria publike ka arritur përgjigja ndaj ankesës kundër vendimit të miratuar të gjykatësit në procedurë paraparke për sigurimin e pronës dhe për ndalesën e përkohshme të kryerjes së transaksioneve të caktuara financiare, në të cilën propozohet ankesa në raport me mbetjen e masës së shqiptuar – ndalesë për tërheqjen e mjeteve financiare nga llogaritë në më shumë banka, nga vendimi i ankimuar të pranohet edhe vendimi i gjykatësit me procedurë paraprake në raport me këtë pikë, të abrogohet. Gjykata në raport me pretendimet e theksuara në ankesën e “Makpetrol” SH.A dhe në përgjigjen e ankesës së prokurorisë publike themelore në mënyrë shtesë do të vendos pasi që akoma nuk është miratuar vendim gjyqësorë nëse llogaria do të zhbllokohet pas animimit.”, është qëndrimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Në njoftimin e gjykatës përmenden vetëm llogaritë e “Makpetrol” ndërsa në njoftimin e djeshëm të prokurorisë publike krahas “Makpetrol” përmenden edhe llogaritë e “Oilkos”

Lajme të ngjashme

Back to top button