Dy e treta e turistëve holandez janë shtrirë të sëmurë në Strugë

Dhjetëra turistë holandez të cilët janë për pushime në Maqedoni janë sëmurë prej një virusit misterioz i cili shkakton vjellje dhe diarre, njofton gazeta holandeze “Telegraf”.

Gazeta elektronike shkruan që dy e treta e turistëve holandez në vend që të jenë në pishinë ose në plazh, kanë mbetur në tualetet e dhomave të hotelit në “Izgrev Spa dhe Aqua Park”.

Hapësira për ushqim thuajse është e zbrazur. Thuajse në të gjitha tavolinat ka vetëm nga një njeri, sepse të tjerët qëndrojnë të shtrirë nëpër dhoma, ka lajmëruar Rina Top-Bouver për gazetën holandeze “Telegraf”.

Koen van Besouv, i cili të premten bashkë me familjen e tij është vendosur në po të njëjtin hotel të cilin e ka lajmëruar “En-O-Es”, thotë “Në dhomën e ushqimit pamë vetëm disa persona si rrinin në tavolinë. Të gjithë ishin Holandez. Kur i pyeta se çfarë po ndodhë, më thanë që ju vjen për të vjellur dhe kanë diarre. Thuajse 80% prej holandezve në hotel ishin të sëmurë për momentin”, duke shtuar se edhe ata janë të infektuar sepse ka katër ditë që janë të sëmurë.

Hoteli ka 700 mysafirë, prej të cilëve momentalisht janë 290 holandez të cilët kanë udhëtuar me agjencionin “Koredon”. Deri më tani 20 persona i janë lajmëruar kompanisë që ta paraqesin rastin.

Drejtori i agjencionit, Atollaj Usllu, për “Telegrafin” holandez ka deklaruar se virusi mund të jetë prej “diçka në pishinë” siç ka thënë. Prapë, ai ka theksuar se nuk është mjek që ta konstatojë sëmundjen.

Meta” ka kontaktuar me hotelin prej të cilit i kanë lajmëruar për rastin në fjalë, përveç turistëve holandez ka pasur edhe tjerë të sëmurë, madje edhe disa pjesëtarë të personelit. Prej hotelit thonë që bëhet fjalë për një virus i cili për momentin është i pranishëm në Strugë dhe nuk ka asgjë lidhje me hotelin dhe “Akua Parkun”.

“Ka pasur virus, por në dy ditët e fundit nuk ka asnjë të sëmurë” kanë thënë nga recepcioni i hotelit “Izgrev”.

Sipas tyre, përjashtohet mundësia që të jenë helmuar nga ushqimi, edhe pse rasti nuk është lajmëruar në asnjë institucion.

Prej Spitalit të “Përgjithshëm të Strugës”, thonë që këto ditë në Strugë ka virus të barkut në qytet.

“Para disa ditëve e kemi pasur një pacient në infuzion, ishte i sëmurë me virus të barkut, por nuk ishte i huaj. Para disa ditësh “Ndihma e Shpejtë” ishte në hotelin në të cilin janë të vendosur turistët holandez dhe ka intervenuar, ka thënë Mentor Ibraimi, drejtor i “Spitalit të Përgjithshëm” të Strugës.

Koncesioner i “Izgrev Spa dhe Akua Park” është agjencioni turistik “Fibula Er Travel” i cili në fund të vitit 2012 me Ipeshkvin e Shkupit të KOM ka nënshkruar marrëveshje për koncesion për periudhë 50 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button