Ekspertët e huaj do ti hetojnë arsyet për vërshimet në Tetovë

Ekspertët e huaj në Koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim kanë filluar të vëzhgojnë me helikopter terrenin ku ndodhën vërshimet në rajonin e Tetovës.

Qëllimi është që të vërtetohet çfarë në të vërtetë ndodhi më 3 gusht, cilat janë arsyet daljes nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjes së dheut në shumë vendbanime.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, thonë se shtatë ekspert të huaj do ta vëzhgojnë terrenin gjatë 12 ditëve duke përdorur mekanizma për mbrojtje civile në Bashkimin Evropian.

Pas vëzhgimit do të japin rekomandime se çfarë duhet të ndërmerret, që në të ardhmen mos të ndodh sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button