Juffo do të mungon më shumë se 6 muaj

E pafat ka rezultuar seanca stërvitore e ditës së hënë për mesfushorin brazilian të Shkëndijës, Viktor Nildo Juffo. Pa ndonjë duel me futbollist tjetër, pas një shkelje jo të drejtë Juffo ka mbetur i shtrirë duke u ankuar në lëndim të këmbës së majtë. Përkundër shpresës së nuk bëhet fjalë për diçka serioze, egzaminimet mjekësore kanë treguar të kundërtën.

Testet e kryera kanë diagnostifikuar këputje parciale të ligamentit të përparmë të kryqëzuar, si dhe këputje të pjesshme të meniskut medial. Kjo nënkupton mungesë të gjatë të brazilianit, që do të mbetet jashta tereneve për më shumë se 6-të muaj.

Juffo pritet të operohet në fillim të javës së ardhshme në një klinkikë të Shkupit nga Prof.Dr. Zoran Nestrovski që njihet si mjeku më i mirë për këto lloje lëndimesh. Pas ndërhyrjes pason faza e rekuperimit që varësisht nga personi zgjat prej 6 deri më 8 muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button