“Teslla” – gazsjellësi i ri, i mundshëm nëpërmjet Ballkanit

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Greqisë në shtator do të duhet të nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e gazsjellësit “Teslla” i cili duhet ta lidhë “Rrjedhën turke” me Austrinë, njofton gazeta ruse “Vjedomosti”.

Gazsjellësi, i cili është në vazhdimësi të “Rrjedhës turke” i kompanisë energjetike ruse “Gazprom”, duhet të kalojë nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë dhe të arrijë deri te nyja e gazsjellësit “Baumgarten” në Vjenë.

Është paraparë që tubacioni “Teslla” të jetë me gjatësi prej 1300 deri 1400 kilometra dhe me kapacitet prej 27 miliardë metër kub gaz dhe të jetë i përfunduar deri në vitin 2019. Ndërtimi i saj do të kushtonte prej 4 deri në 5 miliardë euro, ndërkaq Greqia do të mundej ta vazhdojë deri në Itali.

Gazsjellësi “Rrjedha turke”, do të ketë kapacitet prej 63 miliardë metër kub gaz. Fillon prej Rusisë do të vazhdojë nën Detin e Zi dhe do të arrijë në Turqi. Është paraparë të jetë e vazhduar deri te nyja e gazsjellësit që gjendet në kufirin greko-turk. Vjen në vend të gazsjellësit “Rrjedha Jugore” prej të cilës ka hequr dorë Rusia vjet në dhjetorë për shkak, siç është theksuar, të qëndrimit dekonstruktiv të BE-së për realizimin e planit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button