Shkup, përplasen dy motoçiklistë

Përplasja ka ndodhur në udhëkryqin te “Klubi i Deputetëve” në Shkup. Sipas informatave të Telegrafit, gjatë përplasjes njëri nga motoçiklistët ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital, ndërkaq tjetri është në gjendje të mirë.

Njëra motoçikletë e cila është më shumë e shkatërruar, ende gjendet në vendin ku ka ndodhur aksidenti, në bulevardin “Mitropoli Teodosij Gologanov”, për këtë arsye trafiku është i bllokuar dhe automjetet lëvizin vetëm në njërin shirit.

Policia po e kryen inspektimin ne vendin e aksidentit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button