Unitedi e dëshiron Mullerin në skuadër

Trajneri Louis van Gaal është një adhurues i madh i sulmuesit Thomas Muller, të cilin e dëshiron në skuadër për edicionin e ri.

Manchester United është i gatshëm të paguajë 85 milionë euro për sulmuesin e Bayernit.

Kjo është konfirmuar nga Bild, e cila shkruan se Unitedi ka bërë ofertë zyrtare, e cila do të ishte më e shtrenjta në histori të futbollit anglez.

Pavarësisht kësaj shume të lartë, Muller me shumë mundësi nuk do të largohet, pasi e ka bërë shumë herë të qartë se Bayerni është skuadra e tij e zemrës dhe është shumë i lumtur në Allianz Arena.

Lajme të ngjashme

Back to top button