Shitja e Iphone 6-s fillon që nga 18 shtatori?

Portali BuzzFeed, sipas disa burimeve nga Apple, ka njoftuar konferenca për shtyp do të mbahet në shtator në të cilën korporata amerikane do ta prezantojë pajisjen e re.

Kompania ende zyrtarisht nuk e ka lajmëruar datën e shfaqjes së pajisjes së re, megjithatë mediumet amerikane shkruajnë se ajo do të ndodhë rreth 7 apo 9 shtatorit, njofton Buzzfeed, duke e pasur parasysh se edhe vitin e kaluar kompania këtë ngjarje e ka mbajtur në datat e lartpërmendura.

Konferenca vjeshtore e këtij viti, ashtu si edhe vjet, do të fokusohet në shfaqjen e modeleve të reja të celularëve të mençur Iphone. Pritet që gjenerata e re e smartfonëve të Apple të jetë e përgatitur me ekran të ri senzorësh, me sistem më të zhvilluar të kamerës dhe me çip më të shpejtë energjetik. Prite që kompania t’i shfaqë edhe tabletat e ri iPad.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button