Gjashtë emigrantë janë mbytur në bregun e Turqisë

Gjashtë sirianë, mes tyre dhe një fëmijë, dje janë mbytur në bregun e Turqisë duke tentuar të arrijnë në ishullin e Greqisë Kos, lajmërojnë mediumet amerikane.

Janë shpëtuar tre persona, të cilët shumë orë kanë mbetur në barkën e përmbytur, para se të shpëtohen nga zhytësit.

Greqia sot me traget do t’i bartë 2500 emigrantë nga ishulli Kos deri në Selanik. Prej aty ata do të munden të vazhdojnë rrugën për kërkim të azilit në shtetet më të pasura të Evropës, shtojnë mediumet amerikane.

Rojet bregdetare greke gjatë 23 operacioneve në detin Egje i kanë shpëtuar 576 emigrantë në 24 orët e fundit.

Ishulli Lezbos, në të cilin në dit arrijnë nga 2000 emigrantë, është duke u stërmbushur, thotë organizata joqeveritare IRC, citojnë mediumet franceze.

Përafërsisht 6500 të ikur të hënën kanë fjetur nën qiell të hapur. Biletat për traget deri nën Greqinë kontinentale janë blerë për 1 javë e gjysmë para kohe, ndërkaq numrin kanë filluar ta reduktojnë.

“Nëse në trafik nuk lëshohen edhe më shumë anije, numri i të ikurve në ishull do të arrijnë në 20.000”, theksohet në deklaratën e organizatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button