Maqedoni, janë shkrirë 285 milionë euro nga rezervat valutore për gjysmë viti

Valutat rezerve të Maqedonisë prej në fillim të janarit deri në fund të korrikut janë zvogëluar për 285 milionë euro, tregojnë të dhënat nga Banka Popullore Maqedonisë. Vetëm muajin e fundit valutat rezervë janë zvogëluar për 56,5 milionë euro. Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë që valutat rezervë në fund të janarit kanë qenë 2,483 miliardë euro, ndërkaq në fund të korrikut kanë rënë në 2,198 miliardë euro, shkruan REL.

Nga Banka Popullorë shpjegojnë se rënia e rezervave valutore këtë vit, ka ndodhur si pasojë e pagesave të shtetit jashtë vendit, para se gjithash pagimin e parakohshëm të këstit kreditor ndaj FMN-së prej 153 milionë euro.

Rezervat valutore kanë rënë si pasojë e “neto intervenimeve të Bankës Popullore të tregut valutor e cila ka karakter sezonal, në fakt është e lidhur me lëvizjet e tregut valutor që i reflekton pagesat ndaj investitorëve të huaj”.

“Megjithatë duke e pasur parasysh se prej nga mesi i korrikut filloi blerja sezonale e valutave të tregut të brendshëm ndërbankare, e cila vazhdon edhe në gusht, pritet që ky faktor në periudhën e ardhshme të ndikojë në drejtim të rritjes së rezervave valutore”, thonë nga Banka Popullore”.

Ish guvernatori i BBRM-së Petar Goshev, vlerëson se këto të dhëna nuk duhet të lihen mënjanë dhe të jemi indiferentë përballë tyre, kreatorët e politikave ekonomike.

“Sipas të gjitha gjasave ai është prodhim i shtetit, është shteti ai i cili harxhon më tepër se sa mbledh tatim, shumë më shumë harxhon për komponentë të importit, në kushte të deficitit të madh në treg. Arsyeja e dytë është ajo që kompanitë ë zonat e zhvilluara teknologjike nuk japin rezultate të mira në anën e eksportit ashtu siç shteti thotë. Thjeshtë, qeveria tregon për rritjen e eksportit nën ndikimin e kompanive evropiane, por e harron rritjen e importit” thotë Goshev.

Goshev vlerëson se harxhimi i papërgjegjshëm i shtetit nuk mund të kompensohet me neto-eksportin i cili është përafërsisht i vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button