Gazetari nuk duhet ti japë kahje të njëanshme informacionit

[Recension: PPD tani po gjen arsyetim për MO-në!]

Nuk është pjesë e raportimit profesional interpretimi i deklaratave. Gazetari duhet të përmbahet nga komentet me qëllim që të mos t’i jep kahje të njëanshme informacionit që plason.

PPDLinku deri te artikulli origjinal: PPD tani po gjen arsyetim për MO-në!

Data dhe koha e publikimit: 13.08.2015

Data e recensionit: 16.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë përmban titull që i jep kahje tjetër qëndrimit të PPD-së. Në titull thuhet se: “PPD tani po gjen arsyetim për MO-në!” Ndërkaq, në qëndrimin e PPD-së në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit thuhet se Partia për Prosperitet Demokratik edhe njëherë e përkujton opinionin e gjerë se këtë dokument PPD nuk deshi ta parafojë më 8 gusht 2001 sepse nuk i plotësonte tërë kërkesat e parashtruara nga dokumenti bazë i PPD-së por këtë e bëri nën presionin e madh të ndërkombëtarëve dhe argumentin se dokumenti do të shërbejë për ndërprerjen e konfliktit të 2001.

“Deputetët e PPD-së në mbledhjen e Grupit parlamentar pranuan vendimin e kryetarit Imer Imeri për votimin e Preambulës pas presionit , që sipas kryetarit Imeri, ndaj deputetëve të PPD-së e bënë përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe liderët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë.”

Nga deklarata kuptohet se PPD ka treguar detajet e mënyrës se si është sjell vendimi për nënshkrimin e MO-së, nga ana e partisë. Andaj, gazetari nuk duhet të gjykojë qëndrimin e partisë, por të raportojë atë në mënyrë origjinale.

Është lexuesi ai që do ta vlerësoj qëndrimin e partisë, pa pasur nevojë të lexojë kahjen që do t’ia jap gazetari nëpërmes titullit apo ndonjë komenti shtesë në tekst.

Është jo profesionale tendenca që nëpërmes titullit të orientohet lexuesi drejt një qëndrimi të caktuar. Nëse deklarata në fjalë nxit paqartësi atëherë gazetari duhej të kërkonte sqarime nga subjekti. Komentimi, ose interpretimi i deklaratës nuk përputhet me standardet e gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button